Analisti kosovar, Petrit Zogaj, ka komentuar një fotografi që Kurit e ka publikuar në profilin e tij në ditën e parë të nisjes së fushatës, duke drekuar me Ferdonije Qerkezin, e cila vazhdon t’i ketë të zhdukur 4 djemtë e saj dhe bashkëshortin.
Zogaj ka ironizuar me Kurtin duke thënë se “pas insistimit të tij në dialog të Brukselit që të indetifikohen dhe të gjinden të gjithë të zhdukurit e luftës 1998/1999, Kurti në ditën e parë të fushatë shkon e takon nanën e cila i ka të zhdukur 4 djemtë dhe bashkëshortin”.
Zogaj ka thënë se duhet pasur karakter të fortë të mashtruesit që të fillosh fushatën në një formë të tillë dhe të mos ndjesh keqardhje as edhe për një sekond.
Postimi i tij i plotë:
Pas 4 viteve ne qeverisje, pas “insistimit” te tij ne dialogun e Brukselit qe te identifikohen the te gjinden te gjithe te zhdukurit e luftes te vitit 1998/99, Kurti ne diten e pare te fushates zgjedhore shkon e takon nanen e cila i ka te zhdukur 4 djemet e saj dhe bashkeshortin. Cfare do te kete premtuar kesaj radhe? Duhesh me pase karakter te forte te mashtruesit qe me fillu fushaten keshtu dhe mos me te ardhe keq as per nje sekond-aq sa ka mund te zgjas edhe shkrepja e kesaj fotografie.