Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur në Kuvend derisa po mbahet seanca e radhës ku në rend të ditës janë 27 pika.
Kurti, si zakonisht tha se vendi ka pasur rritje ekonomike gjatë qeverisjes së tij, dhe mund të krahasohet lirisht me vendet tjera të Ballkanit.
Ai gjithashtu përmendi edhe rritjen e pagave e cila po kërkohet vazhdimisht, derisa tha se partia e tij nuk ka kandiduar me sloganin ‘’rritje pagash dhe drejtësi.’’
‘’ Gjatë 11 muajve kemi shënuar rezultate të mira në ekonomi, le të mos harrojmë që Lëvizja jonë nuk ka kandiduar me slloganin ‘’rritje e pagave dhe drejtësi’’. Pagat mund të rriten dhe do të rriten por nuk mund ta ndjekin verbërisht rritje ekonomike’’, tha Kurti.
Tutje kryeministri Kurti shtoi se në këtë rritje ekonomike ka ndikuar kontributi i qytetarëve dhe bashkatdhetarëve.
‘’ Në këtë rritje kanë kontribuar qytetarët e vendit ,dhe për këtë tani funksionojnë më mirë institucionet e shtetit, andaj ndonëse kemi shumë punë përpara megjithatë në aspektin ekonomik mund të thuhet që vendi ka performuar tejet mirë, dhe mbi këtë bazë duhet të vazhdojmë këtë vit’’, tha Kurti.