14.4 C
New York
Saturday, November 1, 2025

Buy now

Kurti ngushëllon për vdekjen e Nanos: Emri i tij do të mbetet në histori

- Advertisement -

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit të Shqipërisë, Fatos Nano.

“Në kujtesë më kanë mbetur bisedat e tij plot pasion për politikën me Bacin Adem, simbolin e rezistencës sonë, dhe me Arbën Xhaferin, liderin politik aq origjinal”, shkroi Kurti.

Ai theksoi se emri i Nanos do të mbetet i dendur në historinë moderne të shtetit shqiptar dhe të marrëdhënieve mes Shqipërisë e Kosovës, përfshirë rolin e tij gjatë viteve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Ngushëllime familjes Nano, bashkëpunëtorëve dhe bashkëpartiakëve të tij. U kujtoftë mes kryeministrave të Shqipërisë për rolin e tij historik”, përfundoi Kurti.

Të ngjashme

Të fundit