13.3 C
New York
Thursday, April 24, 2025

Buy now

Kurti ngushëllon familjen Ferati: Na tronditi thellë lajmi për humbjen e Triumfit

- Advertisement -

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka shprehur ngushëllime familjes Ferati nga Istogu, për vdekjen e Triumfit.

Ai e quajti tronditës lajmin për vdekjen e Triumf Feratit.

“Na tronditi e pikëlloi thellë lajmi për humbjen e Triumf Feratit.Ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjen Ferati, shokët e shoqet e Triumfit dhe mbarë Istogun. Shpresoj të mund të gjeni forcën në kujtimet e bukura me të”.

“Jemi bashkë në këto çaste të rënda, në këtë dhembje që është e përbashkët. Shpirti i Triumfit pushoftë në paqe”, shkroi Kurti.

Të ngjashme

Të fundit