15 C
New York
Sunday, March 16, 2025

Buy now

Kurti: Ngushëllimet më të thella për familjet që humbën më të dashurit e tyre në Koçan

- Advertisement -

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur ngushëllime për 51 viktimat nga zjarri që shpërtheu në Koçan të Maqedonisë së Veriut.

Në një postim në platformën X, ai ka theksuar se këtë gjë e mësoi me pikëllim të thellë.

“Shpreh ngushëllimet e mia më të thella për familjet që humbën më të dashurit e tyre, si dhe për liderët dhe qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe të gjithë vendit në këtë kohë pikëllimi”.

“Të lënduarve u uroj shërim të shpejtë dhe të plotë”, ka thënë Kurti.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit