-0.6 C
New York
Wednesday, February 12, 2025

Buy now

Kurti nga zyra e tij e sulmon Thaçin në Hagë

- Advertisement -

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka sulmuar ish-kryeministrin dhe ish-presidentin Hashim Thaçi, i cili aktualisht po mbahet në Qendrën e Paraburgimit në Hagë. Kurti ka thënë se gjatë kohës që mbante pozitën e kryeministrit, Thaçi i ishte nënshtruar presionit.

Duke folur për Marrëveshjen e Asociacionit, Kurti ka thënë se Thaçi në atë kohë ishte në presion dhe se pati disa forca shtytëse, duke përmendur këtu edhe Gjykatën Speciale.

Kurti e ka sulmuar Thaçin, edhe pse ky i fundit ndodhet në paraburgim në Hagë.

“Ai ka qenë nën presion në atë kohë dhe i është nënshtruar atij presioni. Ai presion ka pasur disa arsye, disa forca shtytëse, një ka qenë Gjykata Speciale dhe e dyta është që Qeveria e tij është karakterizuar me skandale të korrupsionit”, ka thënë Kurti për “Al Jazeera”.

Kurti ka thënë se po ta dinte Thaçi që Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, ndoshta do të “mendonte dy herë”, para se të nënshkruante marrëveshjen.

I dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, pak orë më parë ia ka bërë më dije Kosovës dhe Serbisë se marrëveshja për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe do të jetë tema e radhës për të cilën do të diskutohet në Bruksel. Ai tha se për zbatimin e Asociacionit është diskutuar edhe gjatë takimit që pati kryeministri Kurti dhe presidentja Osmani me sekretarin amerikan të shtetit, Antony Blinken.

“Ne nuk vendosim afate. Kërkesa e vetme, nëse mund ta quani kështu, është që ajo duhet të jetë e radhës në agjendë”, tha ai.

Kurti tashmë ka filluar ta hedh fajin tek të tjerët, derisa sipas burimeve ndërkombëtare ai është në kërkim të një modaliteti sesi ta jetësojë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, por që i duhet ta përgatis opinionin publik paraprakisht për këtë, pasi që në të kaluarën e quante edhe Zajednicë.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit