5.6 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

Kurti nga Zvicra i sulmoi mediat që po ia zbulojnë skandalet korruptive të qeverisë së tij

- Advertisement -

Në kohën e kritikave për skandalet e njëpasnjëshme të ministrave të tij, kryeministri Albin Kurti ka shkuar në Zvicër për t’u takuar me mërgimtarët.

Në tubimin e mbajtur në Interlaken ai është marrë edhe me mediat. U ka thënë mërgimtarëve se Kosova “ju don ma shumë sesa ju besoni dhe imagjinoni paçka se mund të dëgjoni fjalë të ndryshme nga ndonjë prej portaleve në Kosovë”.

Përmes një njoftimi në “Facebook”, ai tha se janë mbi 300 mijë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Zvicër.

Kurti para tyre dha edhe një fjalim, duke u përmendur edhe fjalë të ndryshme që sipas tij përdoren në portale.

“Kosova ju don ma shumë sesa ju besoni dhe imagjinoni paçka se mund të dëgjoni fjalë të ndryshme nga ndonjë prej portaleve në Kosovë”, ka thënë Kurti para turmës në një sallë në Interlaken.

“Mërgata jonë në Zvicër ka qenë ambasada e jonë atje para se ne të ishim shtet i pavarur në Kosovë. Ajo edhe sot është ambasadorja jona e palodhshme sepse ia don të mirën atdheut, e din se çfarë është e mira për vendin dhe asnjëherë nuk harron se nga vjen.  Me afër 300 mijë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Zvicër, ne jemi shumë krenar për lidhjet e forta të cilat i kemi ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës dhe për këtë i jemi shumë mirënjohës mërgatës sonë. Ju falemnderit shumë për tubimin madhështor dhe mikpritjen kaq të përzemërt në Interlaken”, ka thënë ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit