0.2 C
New York
Thursday, February 6, 2025

Buy now

Kurti nga xhipi i zi, jep një njoftim të “rëndësishëm” për arsimin

- Advertisement -

Kryeministri Albin Kurti edhe sot ka vazhduar avazin e njëjtë me video-selfie nga xhipi i zi.

Përmes kësaj videoje Kurti ka njoftuar se është duke shkuar në komunën e Gjakovës për t’i vënë gurthemelet e një shkolle fillore dhe një çerdheje, 

“Pas ndarjes së shpërblimeve për 45 fituesit për garat vendore e ndërkombëtare në matematikë e fizikë, tash jemi rrugës për në Poroshec të Gjakovës ku do të vemi gurë themelin e shkollës së re fillore. Më pas do jemi në Rezinë ku do vendosim gurë themelin e çerdhes së re atje. E ardhmja e shtetit tonë por edhe e ekonomisë e shoqërisë sonë varet nga arsimi ynë”, ka deklaruar Kurti.

Javën e kaluar Kurtin e tallën dy deputetë opozitar për videot që po i realizon.

Arben Gashi i LDK-së dhe Besnik Tahiri i AAK-së porositën kryeministrin që të punojë dhe të jep rezultate.

https://fb.watch/gfBxOvDxdW/

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit