Kryeministri Albin Kurti në mbledhjen e Qeverisë i ka uruar mirëseardhje në kabinetin qeveritar ministrit të ri të Mbrojtjes, Ejup Maqedonit.
Kurti e falënderoi ish-ministrin Armend Mehaj për kontributin dhe i uroi shërim të shpejtë bashkëshortes së tij.
“E falënderoj edhe një herë përzemërsisht për kontributi ish-minsitrin Armend Mehaj ndërkaq bashkëshortes i dëshiroj shërim të plotë”.
Mehaj dje konfirmoi dorëheqjen nga Ministria e Mbrojtjes duke thënë se arsyet janë familjare.