22.6 C
New York
Monday, July 21, 2025

Buy now

Kurti nga Kroacia: Duhet datë e zgjedhjeve, policinë e reduktojmë kur të hiqen ekstremistët e dhunshëm

- Advertisement -

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se Kosovës po i duhet të merret me ekstremistë të dhunshëm, ultranacionalistë dhe të djathtë që besojnë në “Botën Serbe” dhe e shohin atë si “bota ruse”.

“Këta njerëz janë ata të cilët admirojnë Millosheviqin ose Putinin”, ka thënë i cili po qendron në Dubrovnik.

Siç shkruan N1, Kurti ka theksuar se Kosova ka nevojë për vendosjen e rendit dhe ligjit në veri të vendit dhe për datën e zgjedhjeve. Kurti ka thënë se Kosova mund ta reduktojë prezëncën e policisë speciale në komunat veriore nëse ekstremistët e dhunshëm i japin fund trazirave.

“Unë mendoj se rruga përpara është dialogu intensiv për të implementuar marrëveshjen dhe ne kemi një marrëveshje dhe duhet ta implementojmë”, ka thënë kryeministri Kurti.

Të ngjashme

Të fundit