23.3 C
New York
Tuesday, July 15, 2025

Buy now

Kurti nga Greqia flet për marrëveshjen: Sukses i madh i Kosovës, Serbisë dhe BE-së

- Advertisement -

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti derisa po merrte pjesë në një panel diskutimi në Forumin Ekonomik të Delfit në Greqi ka folur edhe për marrëveshjen e arritur së fundi me Serbinë. Çka tha konkretisht ai?

Kryeministri Kurti vlerësoi se “nuk mund të ndryshohet historia e gjeografia, por mund të punohet për të ardhmen”, derisa po fliste për marrëdhëniet Kosovë-Serbi.

“Kosova është vend demokratik, jo vend i madh, por shembull i mirë se demokracia dhe zhvillimi ekonomik shkojnë dorë më dorë. Ne kemi nevojë për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë, nuk mund ta ndryshojmë historinë dhe gjeografinë, por mund të ndryshojmë të ardhmen, të punojmë për të ardhmen.” – tha ai.

Sukses të madh për Kosovën, Serbinë dhe Bashkimin Evropian e konsideroi kryeministri Kurti arritjen e marrëveshjes bazë, si dhe pajtimin për planin e zbatimit të saj.

“Ne kemi marrëveshjen bazike, dhe aneksin e implementimin, kjo është bërë nën drejtimin e BE-së, përfaqësuesi i Lartë, Josep Borell dhe emisari Lajçak, ky është sukses i madh i Kosovës, Serbisë dhe BE-së.” – u shpreh ai.

Tutje, kryeministri deklaroi si vijon: “BE-ja ka treguar se mund të normalizojë marrëdhënie, kjo marrëveshje që kemi është njohje de-facto. Është e inspiruar nga modeli i dy Gjermanive. Bazikisht, dy shtete që vendosin të jetojnë me njëra-tjetren, me sovranitetin e tyre, dhe të drejta të barabarta. Jam optimist për këtë marrëveshje. Na duhet implementim i shpejtë. Tash implementimi është një sifdë, po jo diçka për të cilën duhet të frikësohemi si u shpreh drejtuesja e UNMIK-ut në Kosovë”.

Të ngjashme

Të fundit