Duke folur nga Dubrovniku, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, se në veri shteti ka të bëjë me “ekstremistë të dhunshëm, ultra-nacionalistë, të djathtë ekstremë që besojnë në ‘Botën Serbe’ dhe e shohin me botën ruse…këta janë njerëz që adhurojnë Sllobodan Millosheviqin dhe Vladimir Putinin”.
Kurti nga i cili pritet që të adresojë kërkesat unanime të komunitetit ndërkombëtar Trans-Atlantik, u shpreh se Kosova “ka nevojë për sundim të ligjit dhe një datë për zgjedhje të reja”; ndërsa “për uljen e prezencës së njësive speciale” në afërsi të komunave, ai u shpreh se kjo gjë konsiderohet kur të mos ketë “ekstremistë të dhunshëm”.
Në konferencën “Kroacia Evropiane: Retrospektivë dhe Perspektivë”, Albin Kurti foli edhe rreth zbatimit të Marrëveshjes Bazë për Normalizim të Marrëdhënieve “si rrugë përpara” dhe si “marrëveshje që duhet zbatuar”.
“Është një arritje e madhe e Bashkimit Evropian. Kemi arritur në një situatë ku Kosova dhe Serbia janë pajtuar për një marrëveshje për normalizim të marrëdhënieve”, siç e citoi Radio Evropa e Lirë (shërbimi në gjuhën serbe).
Kryeministri i Kosovës tha në Dubrovnik se “Bashkimi Evropian është projekti më i rëndësishëm i paqes dhe prosperitetit që nga Lufta e Dytë Botërore” dhe se ai iu bashkua dialogut me Serbinë sepse ishte “organizuar nga Bashkimi Evropian, i cili e lehtëson atë bisedë”.