Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka njoftuar se po forcojnë bashkëpunimin e tyre me Qeverinë e Kosovës.

Sipas njoftimit të tyre, kjo po bëhet me qëllim që të ndihmojnë institucionet e qeverisë për të mbështetur përmirësimin e infrastrukturës, tranzicionin e ekonomisë së gjelbër, integrimin rajonal dhe sektorin privat, shkruan lajmi.net.

“Vlera kumulative e këtyre projekteve të mundshme, të cilat janë në përputhje me strategjinë e BERZH-it për Kosovën, vlerësohet të arrijë rreth 400 milionë euro në periudhën deri në vitin 2027” është thënë në njoftim.

“Kosova përballet me nevoja të rëndësishme që përfshijnë sektorin publik dhe privat dhe ne synojmë t’i mbështesim ata në çdo hap të rrugës. Ne kemi objektiva ambicioz në shumë fusha që mund të përmbushen përmes një partneriteti të fortë dhe të suksesshëm me qeverinë. Kjo marrëveshje nënvizon synimin tonë për të përmbushur objektivat tona kryesore strategjike në Kosovë”, ka thënë presidenti i BERZH, Odile Renaud-Basso.

Kurti tha se rritja e investimeve në sektorë të ndryshëm, çon drejt rritjes ekonomike dhe përmirësimit të jetesës së qytetarëve.

“Qeveria jonë është e përkushtuar për të mbyllur boshllëqet infrastrukturore në Kosovë dhe për të nxitur zhvillimin ekonomik. Memorandumi i mirëkuptimit i nënshkruar sot tregon përkushtimin tonë për rritjen e investimeve në sektorë të ndryshëm, duke përfshirë transportin, mjedisin dhe energjinë, të cilat do të çojnë në rritje të përshpejtuar ekonomike dhe një përmirësim të cilësisë së jetës për qytetarët tanë”, ka thënë Kurti.

Përndryshe, deri më sot, BERZH ka investuar pothuajse 680 milionë euro në Kosovë, përmes mbi 100