23.5 C
New York
Wednesday, July 9, 2025

Buy now

Kurti: Nënshkrimi i marrëveshjes do të thotë pranim dhe garanton zbatimin e saj

- Advertisement -

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është deklaruar për media pas takimit me krerët evropianë.

Gazetari, Xhemajl Rexha, ka raportuar se Kurti ka thënë se pranimi i marrëveshjes nënkupton nënshkrimin e saj.

Sipas Kurtit, vetëm “nënshkrimi do të thotë pranim dhe garanton zbatimin e saj”.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur gatishmërinë për nënshkrimin e marrëveshje bazike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë edhe draftin e ofruar nga BE-ja dhe ShBA-të, në takimin e sotëm më 26 tetor, me liderët evropianë, por që Serbia refuzoi përseri.

Kështu thuhet në komunikatën e Qeverisë së Kosovës, të lëshuar pas takimi që Kurti ka zhvilluar me kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz, me Presidentin e Francës, Emmanuel Macron, Kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni, Presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel, zëvendës Presidentin e Komisionit Evropian dhe Përfaqësuesin e Lartë për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë, Josep Borrell, si dhe emisarin e tij, Miroslav Lajcak.

Të ngjashme

Të fundit