6.3 C
New York
Sunday, January 19, 2025

Buy now

Kurti në Twitter: Pres nga BE-ja që marrëveshjen ta bëjë ligjerisht të obligueshme

- Advertisement -

Kurti përmes një postimi në tëitter ka thënë se pret nga “ BE-ja të gjejë mekanizëm për të bërë këtë marrëveshje ligjërisht dhe ndërkombëtarisht të obligueshme.

Kurti ka falënderuar Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borrell, emisarin për dialogun Miroslav Lajçak dhe të dërguarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, për “angazhimin e palëkundur”.

“Ne erdhëm në Ohër me qëllime të mira dhe treguam mirëbesim gjatë takimeve të djeshme. Falënderoj Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borrell, emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak dhe zëvendësndihmëssekretarin e Shtetit të SHBA-së, Gabriel Escobar, për angazhimin e tyre të palëkundur. Po ashtu Maqedoninë e Veriut për mikëpritje shumë të ngrohtë,”- ka shkruar Kurti.

Ai bëri me dije se Serbia refuzoi ta nënshkruaj martrëveshjen.

“Tash kemi arritur marrëveshje për aneksin e implementimit të Marrëveshjes Bazë. Serbia – si në takimin e fundit në Bruksel – shmangu nënshkrimin e Marrëveshjes, e tash edhe të Aneksit. Mbetet te BE-ja të gjejë mekanizëm për të bërë këtë marrëveshje ligjërisht dhe ndërkombëtarisht të obligueshme”, ka shkruar Kurti në Twitter.

Kujtojmë se një takim maratonë u mbajt të shtunën e 18 marsit në Ohër të Maqedonisë së Veriut midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Pas përfundimit të tij shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha se udhëheqësit e Kosovës dhe të Serbisë u pajtuan për zbatimin e Marrëveshjes drejt normalizimit të marrëdhënieve mes tyre, të mbështetur nga BE-ja.

Edhe pse palët të shtunën nuk u pajtuan për nënshkrimin e marrëveshjes, Borell theksoi se megjithatë ato u pajtuan që të fillojnë zbatimin e saj sa më shpejt që të jetë e mundur.

“Është e qartë se të dyja palët do të kenë përfitim të madh nga kjo marrëveshje, sepse dialogu nuk është vetëm për shkak të Kosovës dhe Serbisë, por ka të bëjë me stabilitetin, sigurinë dhe prosperitetin e të gjithë rajonit”, tha kryediplomati i BE-së.

Ndërkaq, kryeministri Albin Kurti, tha se marrëveshja e arritur në Ohër është “njohje de facto”.

Por çka përmbanë aneksi për të cilin u pajtuan Kurti dhe Vuçiqi në Ohër?

Bashkimi Evropian tashmë e ka publikuar Aneksin e Zbatimin për të cilin u pajtua kryeministri Kurti dhe presidenti serb Vuçiq sot në Ohër.

Përmes portalit EEAS, BE ka publikuar të gjitha pikat e këtij Aneksi.

Aty është edhe pjesa për Nenin 7, ku thuhet ekzaktësisht ajo që u prezantua më herët nga kryediplomati evropian Josep Borrell:

“Për të zbatuar Nenin 7, Kosova i nis menjëherë negociatat brenda dialogut të lehtësuar nga BE-ja mbi artitjen e marrëveshjeve specifike dhe garancive për të siguruar nivel të përshtatshëm vetëmenaxhimi për komunitetin serb në Kosovë, në përputhshmëri me marrëveshjet e dialogut siç janë përcaktuar nga lehtësuesi i BE-së.”

Po ashtu, aty flitet edhe për një Komitet të Përbashkët Monitorues që do të kryesohet nga BE-ja brenda 30 ditëve. Është detyra pikërisht e këtij komiteti që të monitorojë zbatimin e të gjitha provizioneve.

Po ashtu, në Aneks po ashtu flitet për ato që pritet të ndodhin nëse palët nuk zbatojnë – siç nuk kanë zbatuar deri tash – të gjitha provizionet e Marrëveshjes së 27 shkurtit, Aneksit të sotëm, apo marrëveshjeve të mëparshme të Dialogut.

Të gjitha pikat e Aneksit:

-Ky aneks konstituon pjesë integrale të Marrëveshjes.

-Kosova dhe Serbia plotësisht përkushtohen që të respektojnë të gjitha Paragrafet e Marrëveshjes dhe këtë Aneks, dhe implementimi i të gjitha obligimeve respektive që rrjedhin nga Marrëveshja dhe ky aneks në mirëbesim.

-Palët e kuptojmë se Marrëveshja dhe Aneksi i Zbatimit do të bëhen pjesë integrale të proceseve respektive për hyrje në BE të Kosovës dhe Serbisë. Palët e kuptojnë se menjëherë pas adoptimit të Marrëveshjes dhe këtij aneksi, Lehtësuesi i BE-së do të nis procesin e rregullimit të standardeve të Kapitullit 35 për Serbinë prë të reflektuar mbi obligimet e reja të Serbisë që rrjedhin nga Marrëveshja dhe ky Aneks. Agjenda e Grupit Special të Kosovës për Normalizim menjëherë do të reflektojë mbi obligimet e reja të Kosovës që rrjedhin nga marrëveshja dhe ky aneks.

-Palët pajtohen për t’u pajtuar me Deklaratën mbi Persona të Zhdukur, të negociuar në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja, si çështje urgjente.

-Për të zbatuar Nenin 7, Kosova i nis menjëherë negociatat brenda dialogut të lehtësuar nga BE-ja mbi artitjen e marrëveshjeve specifike dhe garancive për të siguruar nivel të përshtatshëm vetëmenaxhimi për komunitetin serb në Kosovë, në përputhshmëri me marrëveshjet e dialogut siç janë përcaktuar nga lehtësuesi i BE-së.

-Palët pajtohen të nisin një Komitet të Përbashkët Monitorues, të kryesuar nga BE-ja, brenda 30 ditëve. Zbatimi i të gjitha provizioneve duhet të sigurohet dhe mbikëqyret nga Komiteti i Përbashkët Monitorues.

-Për të zbatuar nenin 9, BE-ja do të organizojë një konferencë donatorësh brenda 150 ditësh për ta vënë një pako ndihmash financiare dhe investimesh për Kosovën dhe Serbinë. Asnjë alokim nuk do të ndodh para se BE-ja të vendos që të gjitha provizionet e Marrëveshjes janë zbatuar plotësisht.

-Kosova dhe Serbia pajtohen që të gjithë Nenet do të zbatohen në mënyrë të pavarur nga njëri-tjetri.

-Rendi i paragrafeve në Aneks është pa paragjykim mbi rendin e zbatimit të tyre.

-Kosova dhe Serbia pajtohen që të mos bllokojnë zbatimin e asnjë Neni.

-Të gjitha diskutimet e lidhura me zbatimin e Marrëveshjes do të zënë vend nën Dialogun e lehtësuar nga BE-ja.

-Kosova dhe Serbia e kuptojnë se çdo dështim për të respektuar obligimet e tyre nga Marrëveshja, ky Aneks apo Marrëveshjet e mëehrshme të dialogut do të kenë pasoja direkte negative për proceset e hyrjes së tyre në BE dhe për ndihmat financiare që marrin nga BE-ja.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit