14.9 C
New York
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

Kurti në tryezën e diskutimit për Procesin e Berlinit: “Angazhimi ynë në rajon dhe në botë pasqyron punën tonë në shtëpi”

- Advertisement -

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot mori pjesë në tryezën e diskutimit “Procesi i Berlinit: Arritjet e deritanishme, pritjet nga samiti i ardhshëm dhe përfitimet e mundshme nga Iniciativa e Përbashkët e Tregut Rajonal” organizuar nga Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS), në bashkëpunim me HD – Qendra për Dialog Humanitar.

 

Dy javë para Samitit të Procesit të Berlinit në Tiranë, kryeministri Kurti theksoi rëndësinë e këtij takimi për të diskutuar se çfarë po bën qeveria për zbatimin e angazhimeve të marra, por edhe për të ofruar transparencë për qytetarët.

 

Nënshkrimi i tri marrëveshjeve të lëvizshmërisë vitin e kaluar në Berlin, sipas kryeministrit, shënon një hap të madh përpara për rajonin, derisa tha se Procesi i Berlinit duhet të ndihmojë konsolidimin tonë demokratik dhe zhvillimin ekonomik, pasi që angazhimi ynë në rajon dhe në botë pasqyron punën tonë në shtëpi.

 

“Ne kemi treguar se ajo që Republika e Kosovës sjell në Procesin e Berlinit është një përkushtim i vendosur për lirinë dhe demokracinë, qeverisjen e mirë dhe sundimin e ligjit”, theksoi ai, duke përmendur faktin që Kosova është vendi i parë që i ka ratifikuar të tre marrëveshjet të nënshkruara në Berlin, në kuadër të këtij procesi.

 

Në fjalës së tij hyrëse, Kryeministrit nënvizoi edhe faktet se Kosova është radhitur e para në Ballkanin Perëndimor për përmirësimin e sundimit të ligjit nga Projekti Botëror i Drejtësisë; përmirësimin e të drejtave politike dhe lirive civile nga Freedom House; përmirësimin e luftës kundër korrupsionit nga Transparency International; lirinë e shtypit nga Indeksi Botëror i Lirisë së Shtypit nga Reporterët pa Kufij; demokracinë liberale dhe elektorale nga indeksi i Varieteteve të Demokracisë të Institutit V-Dem; për mbledhjen e të ardhurave tatimore nga FMN; si dhe për paketën më të madhe fiskale për të ndihmuar qytetarët të përballen me krizën ushqimore dhe energjetike dhe të luftojnë inflacionin, nga Banka Botërore.

 

Sa i përket situatës aktuale në vend, kryeministri Kurti tha se është e rëndësishme që pas sulmit terrorist të Serbisë kundër Kosovës, të mos sillemi sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Duhet të ketë pasoja për sjelljen e Serbisë dhe të gjithë autorët duhet të mbahen përgjegjës për përfshirjen e tyre në inspirimin, përgatitjet dhe pjesëmarrjen në sulmin terrorist të 24 shtatorit.

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit