18.5 C
New York
Tuesday, June 17, 2025

Buy now

Kurti në të kaluarën: “S’duhet të paguhemi për punën që nuk e bëjmë” – sot ai dhe deputetët e tij paguhen për 33 seanca të dështuara

- Advertisement -

Një deklaratë e vjetër e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, po qarkullon në rrjetet sociale, ku ai theksonte se “njerëzit duhet të paguhen për punën që e bëjnë, jo për mospunën”.

Kjo deklaratë, e dhënë në kontekst të grevës së mësuesve, rikthehet në vëmendje në një moment kur Kuvendi i Kosovës ka dështuar të mbajë 33 seanca radhazi, shumica prej të cilave kanë zgjatur më pak se 2 minuta.

Kurti në atë kohë deklaronte:

“Nuk duhet të paguhen për mospunën, nuk duhet të paguhen pse nuk punojnë. Secili prej nesh jemi punëtorë, nuk jemi pronar, ne paguhemi për punën që e bëjmë, jo për punën që nuk e bëjmë.”

Tash, kjo deklaratë po vjen në kontrast të fortë me situatën aktuale në Kuvend, ku deputetët përfshirë edhe ata të Vetëvendosjes, po vazhdojnë të paguhen pavarësisht dështimit për të zhvilluar punimet e rregullta.

Sot më 17 qershor, ka dështuar edhe seanca e 33-të për konstituimin e Kuvendit, ndërsa seanca e radhës është thirrur për t’u mbajtur më 19 qershor, në ora 10:00

Të ngjashme

Të fundit