Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Maltës, njëherit dhe kryesues i OSBE-së, Ian Borg.
Përmes një postimi në platformën “X”, Kurti ka thënë se në këtë takim është diskutuar për bashkëpunim në lidhje me luftën kundër krimit të organizuar.
Kreu i ekzekutivit ka thënë se e vlerësojnë konfirmimin e miqësisë mes dy shteteve, Kosovës dhe Maltës.
“Ne e vlerësojmë konfirmimin e miqësisë sonë të dashur dhe presim me padurim punën tonë”, ka shkruar Kurti.