Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka hedhur akuza ndaj ish-qeverive duke thënë se qeverisja e tij prishi disa pazare e kumari.
Ai gjatë konferencës për media, të parën pasi dështoi ta bëjë Qeverinë e re, edhe njëherë mori shembull koalicionin VV-LDK në Vushtrri, si një urë bashkëpunimi.
Kurti madje ka arsyetuar edhe pjesën se pse nuk arriti që t’i bëjë 61 vota siç edhe pretendonte e madje kërkonte që të testohej.
“Ju e dini që jemi te përqendruar në balotazh por nuk është në dorën tonë, jemi përpjekur, kemi ofruar kompromise, sa i përket gjuhës nëse e shihni se cka na kanë thënë është e pa krahasueshme nuk besoj që ka pasur një kryeminister më të ofenduar më të sharë se sa unë. Cka i kanë thënë njëri-tjetrit dhe janë bërë bashkë është e pashpejgueshme. Qëllimi im nuk ka qenë të prish pazare e kumari qëllimi ka qenë të bëjë mire për Kosovën”, shtoi ai






