Kreu i VV-ë, Albin Kurti teksa është në siklet të numrave për konstituimin e Kuvendit, ka sulmuar PDK-në, LDK-në dhe AAK-ë nëpërmjet ish-kandidatit për deputet Hysamedin Ferajt.
Ky i fundit ka publikuar një status plot ‘helm’ në Facebook, për partitë.
Duke aluduar që LDK e refuzoi takimin me Kurtin Feraj thotë se kjo parti “PDK-së dhe Serbisë ia fal vrasjen, ndërsa VV-së nuk ia fal epitetin hajvan”.
Në fund, ai përmend edhe kreun e AAK-së, Ramush Haradinajn, duke thënë se “ai ia fal krimet Serbisë, pa ia kërkuar Serbia”.
“Sqimatare LDK-ja! Vrasjen ia fal PDK-së (dhe Serbisë), por kurrë nuk ia fal epitetin hajvan LVV-së. Harrova: edhe Ramushi ia ka fal krimet Sebisë pa ia kërkuar Serbia!”, shkroi Feraj.
LDK’ja dje refuzoi ftesën e Kurtit për takim, para seancës së sotme të Kuvendit ndërsa PDK ka shkuar, por takimi vetëm ka konfirmuar pozicionet që mbajnë këto dy subjekte.