8.3 C
New York
Friday, November 21, 2025

Buy now

Kurti në Shqipëri flet për formimin e Qeverisë

- Advertisement -

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti në fjalën e tij në progresin e Planit të Rritjes teksa foli për masat e BE-së të ndërmarra ndaj Kosovës përmendi edhe çështjen e pamundësisë për të formuar Qeverinë e re.

“Unë besoj se është e rëndësishme të flasim hapur ndërsa jemi mbledhur për të vlerësuar progresin e Planit të Rritjes. Ne ishim të parët që përmbushëm Agjendën e Reformave dhe disi, tani jemi prapa në zbatimin e saj. Dhe unë e kam mirëpritur kritikën. Ne duhet të jemi në ballë të këtyre reformave. Por ne jemi prapa jo nga zgjedhja, por nga rrethanat. Vonesat në formimin e qeverisë së re pas zgjedhjeve të shkurtit të këtij viti shkaktuan pengesa, megjithatë ky ishte një ushtrim i demokracisë, ku deputetët shprehën vullnetin e tyre të lirë, ku procedurat u respektuan dhe mosmarrëveshjet u zgjidhën në gjykatë. Tani po shkojmë drejt zgjedhjeve të treta brenda një viti, të cilat, siç kanë treguar dy të mëparshmet, do të jenë të lira, të ndershme dhe konkurruese, duke treguar qëndrueshmërinë e demokracisë sonë dhe fuqinë e institucioneve tona. Jam i bindur se këto zgjedhje do të rezultojnë në një qeveri të re që do të ecë shpejt në zbatimin e Agjendës së Reformave të Planit të Rritjes”, ka thënë Kurti mes të tjerash.

Ai ka uruar Shqipërinë në avancimin drejt Bashkimit Evropian.

“Dua të filloj duke uruar Shqipërinë në avancimin e saj drejt Bashkimit Evropian me hapjen e kapitullit të fundit, duke shënuar hapjen e secilit prej 33 kapitujve. Kjo është një arritje e rëndësishme. Prej takimit tonë të fundit në Maqedoninë e Veriut këtë vit, u mbajt Samiti i Procesit të Berlinit në Londër, ku dhamë mbështetjen për të arriturat e reja dhe miratuam Agjendën e Gjelbër të rishikuar për Ballkanin Perëndimor. Muajin e kaluar organizata Ëorld Justice Project publikoi indeksin mbi sundimin e ligjit, e cila e renditi Kosovën të tretën mes 15 shteteve të Evropës Lindore dhe Azisë Qendrore, dhe të dytën mes gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor sa i përket përmirësimit në sundim të ligjit. Renditemi si vendi më i sigurtë në rajon, me kriminalitetin më të ulët dhe progresin më të madh në luftimin e korrupsionit. E kemi shënuar rritjen ekonomike më të fuqishme dhe pas takimit tonë në korrik në Maqedoni të Veriut, Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar e hoqën Kosovën nga lista e shteteve fragjile dhe të ndikuara nga konfliktet. Ky progres i verifikuar ndërkombëtarisht dhe i bazuar në dëshmi është në kontrast të plotë me politikën e BE-së për masa ndëshkuese dhe mungesën e progresit në dhënien e statusit të merituar të vendit kandidat për Kosovën”, ak thënë ai.

Kurti ka theksuar se masat e vendosura ndaj Kosovës duhet të hiqen, ashtu sic pati kërkuar ish-Përfaqësuesi i Lartë dhe ish-Zëvendëspresidenti i BE-së, Josep Borrell.

“Masat e BE-së të ndërmarra ndaj Republikës sonë demokratike në Ballkanin Perëndimor i bëjnë dëm linjëzimit tonë të plotë me Politikën e Përbashkët për Punë të Jashtme dhe Siguri të BE-së.

Kjo është hera e fundit që do të adresoj masat ndëshkuese të BE-së. Ato duhet të hiqen plotësisht dhe tërësisht, ashtu siç kërkoi vitin e kaluar ish-Përfaqësuesi i Lartë dhe ish-Zëvendëspresidenti i BE-së, Josep Borrell.  Gjithashtu, asnjë vend në rajonin tonë nuk ka qenë më i përgatitur në momentin e kërkimit të statusit të vendit kandidat sesa Kosova sot. Të flitet për urgjencën e zgjerimit (të BE-së) në njërën anë, ndërkohë që lihet aplikimi i Kosovës të mbledhë pluhur për tre vjet në një raft të BE-së, është, së paku, një paradoks”, tha ai.

Më tej u tha se “Ne i mirëpresim nismat e reja. Gjithashtu e kuptojmë se përparimi ynë individual drejt bashkimit me Tregun Unik të BE-së është i lidhur ngushtë me përparimin tonë kolektiv në lëvizshmërinë dhe tregtinë rajonale, ose, siç do të thoshte Komisioni, Shtylla e Parë është e lidhur me Shtyllën e Dytë të Planit të Rritjes.  Ne nuk shohim pengesa në Udhërrëfyesin e Roaming-ut. Në samitin e fundit në Shkup, identifikuam tre sektorë për “nearshore” si pjesë e nismës së Autostradës së Tregut Unik: 1) Teknologjinë Informative dhe të Komunikimit, 2) Mbrojtjen 3) Agrikulturën. Transformimi ekonomik i Inteligjencës Artificiale ka filluar dhe ne duhet të sigurohemi që është gjithëpërfshirës, etik dhe demokratik. Ne kryesojmë në digjitalizim dhe kemi mbulim të lartë të rrjetit me brez të gjerë të internetit. Gjithashtu kemi çmimin më të ulët të energjisë elektrike në rajon. Këto elementë: lidhshmëria, përballueshmëria dhe gatishmëria digjitale – formojnë infrastrukturën e së ardhmes, duke na bërë një qendër të fuqishme potenciale për Fabrikat e Inteligjencës Artificiale të Bashkimit Evropian”.

Duke u shpreh i bindur që do të ketë edhe një mandat qeverisës, Kurti premtoi se do të ndajnë të paktën një miliard euro në vit në investime kapitale për projekte strategjike.

“ Për mandatin tonë të ardhshëm, ne planifikojmë të ndajmë të paktën një miliard euro në vit në investime kapitale për projekte strategjike. Ne kemi një klimë ekonomike gjithnjë e më të fortë. Ne renditemi të 26-tët në nivel global dhe të parët në Ballkanin Perëndimor, sipas Indeksit Global të Riskut dhe Rezistencës së Investimeve të Henley & Partners. Të frymëzuar nga pritja pozitive e konferencave të investimeve në Tiranë dhe Podgoricë, ne mezi presim mundësinë për të sjellë një forum edhe në Prishtinë. Së fundmi, avancimi i integrimit ekonomik kërkon infrastrukturën në thelb të tij. Një përditësim i Rrjetit Trans-Evropian është thelbësor për të siguruar që korridoret rajonale të funksionojnë me efikasitet maksimal. Pozicioni i Kosovës ka rëndësi unike. Ne kemi potencialin për të shërbyer si rruga më e shpejtë brenda rajonit dhe nga rajoni drejt BE-së. Në këtë kontekst, hekurudha Prishtinë-Durrës meriton vëmendje të veçantë. Si një lidhje midis korridoreve 8 dhe 10 të rrjeteve evropiane TEN-T, do t’i shërbente lidhjes dhe arkitekturës evropiane të transportit”, ka deklaruar ai.

Një pjesë tjetër e fjalimit të Kurtit:

Mbi progresin e Planit të Rritjes dhe angazhimet tona të përbashkëta:

– Për Korsitë e Gjelbra – Ne mirëpresim përfshirjen e dy pikave doganore më të ngarkuara “Hani i Elezit – Bllacë” si pjesë e nismës Korsitë e Gjelbra dhe Vërmicë/Morinë me Shqipërinë si pjesë e nismës brenda CEFTA-s. Modernizimi i këtyre dy pikave kufitare do të përmirësojë më tej tregtinë.

– Për SEPA-n – Ne kemi dorëzuar të gjitha ligjet e nevojshme si kritere teknike për aplikimin tonë një vit më parë, por ato mbeten nën shqyrtim në Gjykatën tonë Kushtetuese. Kosova i plotëson të gjitha kushtet për t’u bashkuar me SEPA-n, dhe ne do të mirëprisnim shqyrtimin e BE-së në mënyrë që të mund të ecim shpejt sapo gjykata të përfundojë procesin e saj.

– Për nismën ËIFI – Pothuajse të gjitha komunat, 33 nga 38, janë përzgjedhur për nismën ËIFI4ËB. Instalimet pritet të fillojnë në dhjetor, ndërsa vendosja e të gjitha pikave është planifikuar të përfundojë deri në shkurt.

– Për Portofolin Digjital – kemi nisur pilotimin e parë për sistemin tonë kombëtar të identifikimit elektronik, portofolin elektronik të Kosovës, i modeluar sipas Portofolit Digjital të Identitetit të BE-së. Ofron autentifikim elektronik, nënshkrime, vula dhe një portofol digjital.

– Mbi Marrëveshjen për Pranimin e Vlerësimit të Konformitetit – produktet e akredituara dhe të shënuara në përputhje me rregulloren e BE-së duhet të pranohen brenda Gjashtë Vendeve të Ballkanit Perëndimor (BP6).

Dosjet e Shtyllës së Parë ofrojnë anëtarësim dhe bashkëpunim me agjencitë e BE-së dhe organe të tjera që lidhen me turizmin, aleancën mjekësore, Autostradën e Tregut Unik, ACAA-në dhe mbrojtjen e konsumatorit.

Qasja e barabartë dhe partneriteti simetrik me këto mekanizma janë thelbësore për të gjithë anëtarët e BP6 për të përfituar nga Tregu i Përbashkët Rajonal dhe Tregu Unik i BE-së. Në këtë drejtim, ne përballemi me pengesa strukturore për anëtarësim në këto agjenci dhe organe. Një e tillë e rëndësishme është Konventa e Transitit të Përbashkët (CTC). Ne aplikuam për anëtarësim në Konventën e Transitit të Përbashkët në vitin 2015. Më shumë se një dekadë pritjeje pa një vendim për aplikimin tonë pasqyron një ritëm të ngadaltë të vendimmarrjes.

Mbi Shtyllën e Dytë (Tregu i Përbashkët Rajonal):

Ne kemi nënshkruar pesë marrëveshje lëvizshmërie, megjithatë, pas tre vitesh, ato mbeten të pazbatuara. Që kur nisën bllokada në zbatimin e Marrëveshjes për Institucionet e Arsimit të Lartë (IAL), unë i dhashë detyrë SHERPA-s sonë që të ndjekë në mënyrë aktive një zgjidhje. Është për të ardhur keq që përpjekjet dhe gatishmëria jonë nuk janë ndjekur edhe nga pala tjetër. Status quo-ja për këtë çështje nuk mund të qëndrojë. Kjo marrëveshje, së bashku me Marrëveshjen për Qasjen në Studimin dhe vendimin për lejet e punës dhe Vendimin e CEFTA-s për Njohjen e Kualifikimit Profesional, është thelbësore për lëvizshmërinë e studentëve dhe punëtorëve, pa të cilat nuk mund të arrijmë një treg të përbashkët rajonal.

Përshëndes angazhimin e fundit të Komisionit për këtë çështje dhe ju inkurajoj të punoni me SHERPA-t në zgjidhjen e çështjeve në lidhje me zbatimin e arritjeve të Tregut të Përbashkët Rajonal.

Në kryesimin tonë të parë të drejtpërdrejtë të CEFTA-s, ne po tregojmë lidership dhe po ofrojmë përfitime për të gjitha vendet e CEFTA-s. Ne zgjodhëm një Drejtor të CEFTA-s pas një bllokimi dyvjeçar që vuri në rrezik një grant të BE-së prej 7 milionë eurosh. Kemi miratuar vendime për të thelluar tregtinë dhe presim që vendime të mëdha, të tilla si Njohja e Shërbimeve të Besimit, mbi Njohjen e Kualifikimit Profesional dhe Strategjia e Menaxhimit të Rrezikut, të miratohen këtë dhjetor në Prishtinë gjatë Javës së CEFTA-s.

E fundit, ndonëse gjithmonë e shijoj qëndrimin në Tiranë, do ta mirëpres nëse samiti i ardhshëm zhvillohet në Prishtinë.

Të ngjashme

Të fundit