Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vazhduar takimet e tij në SHBA, por jo me zyrtarë të lartë të shtetit.
Ai atje ka njoftuar se ka takuar disa udhëheqës të kompanisë së njohur, “Uber”.
Kurti me këtë rast ka thënë se Kosova ka një të ardhme të ndritur në inovacion, i cili paraqet një mundësi të madhe për Amerikën që të investojë në të.
“Në Kaliforni, startup-et në zhvillim që u shndërruan në gjigantë të njohur, si “Uber” – na kujtojnë se një vend i ri si Kosova, unik në nivelin tonë të dëshirës personale dhe talentit krijues, ka një të ardhme të ndritur në inovacion, duke paraqitur një mundësi të madhe për SHBA-të për investim dhe partneritet”, ka thënë Kurti.