Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po qëndron në Sarajevë.
Ai ditën e sotme ka pasur një takim me anëtarin e Presidencës së Bosnjë-Hercegovinës, Zhelko Komshiq.
Me Kurtin ishte edhe një mysafir i ‘veçantë’. Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.
Ky i fundit është duke u hetuar nga Prokuroria Speciale për shpërlarje parash dhe raportim të rrejshëm të pasurisë.
Mediat në Slloveni kishin raportuar për dyshimet se Berishaj është përfshirë në një skandal me mafinë energjetike.
Berishaj bëri jehonë në vitin 2022, kur u përfol në mediat sllovene nën dyshimin se ka transferuar rreth 600 mijë euro tek një kompani private në Mal të Zi.
Madje, Paparaci kishte publikuar dokumente që dëshmonin për shuma të mëdha parash të cilat Berishaj i kishte marrë nga GEN-i në Beograd.
Sipas mediumit slloven, “PlanetTV”, kompania private është në pronësi të tij. Berishaj kishte mohuar akuzat.
Pas takimit me Kurtin, Komshiq ka folur për reagimet që ka pasur Milorad Dodik për vizitën e kryeministrit të Kosovës.
“Ne i perceptojmë kritikat që vijnë nga vendet e rajonit si një tjetër dëshmi evidente e përpjekjeve për të mohuar sovranitetin e Bosnje-Hercegovinës dhe presion mbi organet dhe institucionet sovrane të Bosnjë-Hercegovinës në drejtimin e politikës së jashtme”, ka thënë ai.
Komshiq dhe Kurti njoftohet se kanë biseduar edhe për proceset e përgjithshme politike dhe sociale në rajon.
Njoftimi për vizitën e Kurtit në Bosnje dhe Hercegovinë shkaktoi reagime të ashpra nga Milorad Dodik.
Mediat sllovene e kishin zbuluar një skandal të madh financiar, ku është i përfshirë Robert Golob, kryetar i Partisë së Lirisë.
Në këtë aferë, ku dyshohet për shpëlarje parash, duket që është përfshirë edhe ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, i cili ka qenë edhe anëtar i kryesisë së Vetëvendosjes, ku mediat sllovene tregojnë që i ka bartur në para kesh rreth 600 mijë euro nga kompania e tij në Mal të Zi për tek politikani slloven.
Televizioni slloven Planet TV në kronikën e transmetuar, tregonte se në xhirollogarinë e MB Consulting, e regjistruar në Mal të Zi, nga një kompani serbe janë derdhur në baza të rregullta prej 5 mijë deri në 50 mijë euro, për çdo muaj. Pronari i vetëm i kompanisë MB Consulting, në bazë të dokumentacionit zyrtar, është Martin Berishaj.
Televizioni slloven kishte raportuar se një pjesë e dokumentacionit të siguruar tregon se ngjarja në fjalë është shtrirë në vitet 2019 dhe 2020.
Pagesat janë kryer nga dega për Serbi e GEN (kompani energjetike) te kompania private MB Consulting në Mal të Zi, me të cilën kompani GEN ka marrëveshje për këshillime. Janë realizuar pagesa mujore prej 5 deri në 55 mijë euro në muaj, ose gjithsej mbi gjysmë milioni euro.
Media sllovene tregon që gjëja që e ka tërhequr më së shumti vëmendjen e hetuesve ka qenë fakti që pothuajse 600 mijë euro nga kompania MB Consulting rregullisht janë tërhequr në kesh