5.5 C
New York
Saturday, November 30, 2024

Buy now

Kurti në Prekaz: Familja Jashari bashkoi popullin dhe i dha hov vendimtar UÇK-së

- Advertisement -

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka bërë homazhe në kompleksin memorial “Adem Jashari”, në Prekaz të Skenderajt, në ditën e dytë të Epopesë së Kosovës.

Kurti para mediave ka thënë se Familja Jashari bashkoi popullin dhe i dha hovin vendimtar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, njofton Klankosova.tv.

“Në 24 vjetorin e flijimit të katër brezave të familjes Jashari, të cilët u sakrifikuan për lirin e Kosovës, dhe bashkuan popullin dhe i dhanë hovin vendimtar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

“Gjenocidi i Serbisë në Kosovë i ka ende plagët e hapura dhe ne si institucione të Republikës, si krerë, si përfaqësues politikë, si qytetarë nuk e harrojmë prej nga vimë, por në të njëjtën kohë pikërisht përmes përgjegjësisë tonë për këtë të shkuar sa të dhimbshme aq edhe të lavdishme e dimë si të ecim mirë dhe mbarë përpara”, ka thënë Kurti.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit