Home Lajme Kurti në Podujevë: Gjermania buzë recesionit, Kurti ne Pejë: Nëse do me u pasuru shko në Amerikë, Francë, Gjermani, në Kosovë s’mundesh

Kurti në Podujevë: Gjermania buzë recesionit, Kurti ne Pejë: Nëse do me u pasuru shko në Amerikë, Francë, Gjermani, në Kosovë s’mundesh

0
Kurti në Podujevë: Gjermania buzë recesionit, Kurti ne Pejë: Nëse do me u pasuru shko në Amerikë, Francë, Gjermani, në Kosovë s’mundesh

Kryeministri Albin Kurti po vazhdon fushatën për zgjedhjet e 9 shkurtit duke nxitur reagime me gjuhën e tij të ashpër, akuzuese e edhe  fyese ndaj kundërshtarëve politikë dhe aleatëve të Kosovës.

Por, nëse fjalime të tilla përcillen me vëmendje dhe pa u përfshirë në turmë, aty mund të detektohen kontradiktat e liderit të Vetëvendosjes së që po e kërkon edhe një mandat si kryeministër duke e “caktuar” edhe sasinë e votave që e do.

Brenda dy ditësh Kurti ka dalë kundërthënës para mbështetësve të tij. Të mërkurën në Podujevë ka zgjedhur të flas për Gjermaninë që po përballet me recesion ndërsa sipas tij Kosova është në një fazë tjetër, atë të lulëzimit.

“Kanë me nisë me ardhë gjithnjë e ma shumë njerëzit në Kosovë. Kur jonë shku në vitet ’90’ta këtu ka qenë terrori i Serbisë, okupimi, apart’heidi, e kur kanë shku në Gjermani atje azilin jau kanë dhonë menihere, banesat jau kanë gjetë edhe Gjermania pat lulëzu se u pat bashku e u shndërru në motorin e industrisë evropiane. Mirëpo sot qytetarë të dashur Kosova sot po lulëzon e fatkeqësisht ekonomia në Gjermani është buzë recesionit. Kanë me u kthy gjithnjë e më shumë bashkatdhetarët tanë, por ne duhet të jemi të përgatitur për punën e tyre, për dijen e tyre për investimet e tyre për fitimin e tyre bashkë me neve” ka thënë Kurti.

Mirëpo,  një mesazh tjetër ai ka dhënë në Pejë duke thënë se vendet si Franca, Gjermania e Amerika janë vende ku mund të bësh pasuri.

“Në Kosovën e shkrumuar do u bonen milionera. Nuk ka qenë rendi që në Kosovën e varfër e të shkatërruar dikush me u pasuru e me i bë shumë miliona. Shko pasuroju në Amerikë, shko pasuroju në Francë e në Gjermani, nuk mund të pasurohesh në Kosovë” ka thënë ai gjatë tubimit.

Exit mobile version