8.1 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Kurti në “New York Times” nuk e përmendi fare fjalën “gjenocid” kur foli për krimet e Serbisë në Kosovë

- Advertisement -

Kjo kishte qenë përgjigja – me çehre që synonte të përçonte mesazh më të madh edhe se sa vetë fjalët e shqiptuara – para mëse një viti e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili ia kishte nxjerr intervistuesit të tij në “Rubikon”, Adriatik Kelmendi, kur ky i fundit e kishte pyetur për një fjalim të Edi Ramës bërë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara ku denonconte krimet e luftës ndaj shqiptarëve nga regjimi i Sllobodan Millosheviqit.

Pa fjalën “gjenocid” në denoncime të Serbisë, Kurti ia kthente Kelmendit, kundërshtimi ndaj Serbisë rrjedhimisht nuk mund të kishte qenë i vërtetë.

Është një gjë, kritika, kundërshtimi dhe denoncimi i vërtetë i Serbisë duhet ta përmbajë edhe fjalën gjenocid”.

Hiç më larg se dje në një Op/Ed të botuar në “New York Times” me autor Albin Kurtin; ky i fundit s’e përmbajti vetë fjalën “gjenocid” të kryer nga Serbia në Kosovë – foli për fushatë spastrimi etnik, mizori, masakra (etj); por jo edhe kryefjalën – kësisoji duke qëndruar një oktavë më poshtë në denoncim.

Për filozofin Afrim Kasolli ky diskurs i një shkalleje të më-poshtme tonesh “shpreh një ndryshim gradual dhe të vazhdueshëm që ka ndodhur te Kryeministri Kurti, prej se ka ardhur në pushtet”.

Ai më herët, kur ishte pyetur për një padi të mundshme për gjenocid kundër Serbisë ashtu siç kishte premtuar sa ka qenë në opozitë, në mënyrë shumë të sofistikuar e kishte zhvendosur theksin se autoritetet e Kosovës po përgatiten për akuzimin e këtij shteti, për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë, pa e specifikuar termin gjenocid”, tha Kasolli për Nacionale.

Gazetari Lirim Mehmetaj, ia ktheu një fjalim Albin Kurtit sa kohë ishte në opozitë se “gjenocidi është krim i shtetit të Serbisë në Kosovë” dhe përmes një frazeje të tij drejtuar asokohe ish-kryeministrit Hashim Thaçi, shkroi se “njëmend atje pulë, e këtu skifter”.

Ndryshe nga artikulli në New York Times ku nuk e përmend se Serbia ka kryer gjenocid në Kosove, këtu në parlamentin e Kosovës është i papërmbajtshëm në denoncim të gjenocidit”, tha Mehmetaj.

Për Afrim Kasollin domethënëse në këtë kontekst është vetë Marrëveshja Bazike për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë që Kurti e ka pranuar dhe ku qysh në Preambulë – në gjuhë krejtësisht sterile – thuhet se “palët kontraktuese, përkushtohen për të për të kontribuar në bashkëpunimin dhe sigurinë e frytshme rajonale dhe për të kapërcyer trashëgimin e së kaluarës”.

Pra, me këtë rast shihet qartë se kryeministri Kurti, është pajtuar që normalizimi me Serbinë kalon nga obligimi ndërkombëtar i shtetit të Kosovës, për të mos e adresuar të kaluarën e saj gjenocidiale. Prandaj, edhe OP/ED i fundit në ‘The New York Times’, ku nuk figuron termi gjenocid, është vetëm rrjedhojë logjike e këtij transformimi dhe artikulim para mediave ndërkombëtare i detyrimeve që ka marrë në procesin e dialogut me Serbinë të lehtësuar nga Bashkimi Evropian”, na tha Afrim Kasolli.

Kurti kurrë s’e bëri padinë për gjenocid ndaj Serbisë

Janë bërë tash më shumë se tri vite që kur Albin Kurti me të ardhur në krye të shtetit për të dytën herë është zotuar se Serbinë do ta padisë ndërkombëtarisht për gjenocid ndaj popullatës shqiptare gjatë viteve të 90’ta.

Edhe për nga vetë definicioni ligjor ndërkombëtar Kurti argumentonte sikur dy-plus-dy që bëjnë katër se Serbia, përkatëisht regjimi i Sllobodan Millosheviqit, ka kryer gjenocid ndaj popullatës shqiptare. Kjo, për Kurtin, ishte faktikisht, empirikisht, logjikisht dhe edhe semantikisht e vërteta e Serbisë gjatë viteve 98-99 në Kosovë.

Se kjo do të bëhej për Kurtin ishte zotim i shprehur thuajse në baza javore.

Përgatitjet për padinë ndaj Serbisë përgjenocid janë gjigante sepse një rast i tillë as nuk guxon, as nuk duhet e as nuk mund të humbet”, deklaronte Kurti më 7 maj të 2021’ës si kryeministër i shtetit.

I dytë pas tij në Lëvizjen Vetëveodsje, Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, dy vite më pas, në maj të 2023’ës shprehej se “jemi shumë afër të përfundimit të padisë procesionale për gjenocid ndaj Serbisë”.

Por, ky premtin tash në fazën e përfundimit të mandatit duket asgjëkundi.

Megjithatë, një ndryshim i dukshëm në gjuhën e Kurtit ishte hetuar edhe në dritën e anëtërësimit eventual – tash për tash të pezulluar e të kushtëzuar me Asociacionin – të Kosovës në Këshillin e Evropës. Pati nisur të flet për padi për “krime lufte” ndaj Serbisë, kësisoji duke tingëlluar një oktavë më poshtë se ç’ka thënë më parë.

Megjithatë ende nuk dihet nëse ndërrimi i përzgjedhjes së fjalëve nga Kurti shënon tërheqje nga zotimi për padi ndaj Serbisë për gjenocid.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit