4.3 C
New York
Monday, January 13, 2025

Buy now

Kurti në Mitrovicë: Zemra jonë rrah fort dhe pulsin e kemi 118

- Advertisement -

Pretendenti i Lëvizjes Vetëvendosje, i cili synon ta ketë edhe një mandat timonin qeverisës, ka bërë një fjalim kësaj radhe në tubimin elektoral në Mitrovicë.

Albin Kurti vazhdoi të krenohej me siç tha të arriturat e qeverisjes së tij të deritashme, ndërsa përmendi se në Mitrovicë nuk do të ketë më barrikada, por dhe mburrej me ndërtimin e dy çerdheve.

”Nuk ka më e nuk do të ketë kurrë më, sundim të bandave kriminale. Nuk ka më dhe nuk do të ketë kurrë qarkullim të targave ilegale. Nuk ka më dhe nuk do të ketë kurrë ngritje të barrikadave. Nuk ka më dhe nuk do të ketë kurrë prodhim të kriptovalutave”.

”Fuqia e ligjit të drejtë në Republikën e Kosovës ngadhënjen kudo, në çdo cep të Mitrovicës dhe të Republikës së Kosovës. Ne kemi shtuar gati dyfish vende pune sesa këta tjerët para nesh për tetë vite. Për rritje ekonomike jemi tre herë më të shpejt se ata, e për rritje të punësimit gati katër herë më të shpejt se ata. Ne punojmë ma shumë sepse ne punojmë shumë. Ne ecim ma shpejt sepse ne ecim shpejt”.

”Ne jemi në lëvizje, andaj zemra jonë rreh fort dhe pulsin në këtë fushatë e kemi 118”, u shpreh Kurti.

”500 mijë zemra te ky numri 118 janë zgjidhja e vërtetë, janë fitorja cep më cep. Pra, qeveria jonë edhe din, edhe do edhe guxon. Na e bëjmë të mundur atë që e kërkojmë, atë që mendojmë se është e drejtë dhe që na duhet. Në Mitrovicë dy çerdhe të reja. Kemi bërë investime thelbësore. Kemi rehabilituar Qendrën e Kulturës”.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit