Mirëqenia në Kosovë “kurrë nuk ka qenë më e lartë” ka thënë kandidati i Vetëvendosjes për kryeministër, Albin Kurti, në një intervistë në “Top Chanel”.
Qytetarët, tha a, “janë të kënaqur me ne, por opozita është e pakënaqur”.
“Ka shumë inat e lakmi e xhelozi, e kaluara ka shkuar dhe ne nuk mund të kthehemi”, tha ai.
Kurti madje mohoi se energjia elektrike është e shtrenjtë në Kosovë.
“Energjia nuk është e shtrenjtë në Kosovë, pyetini bizneset dhe amvisëritë”, tha ai.