19.6 C
New York
Wednesday, October 22, 2025

Buy now

Kurti në Londër: Kosova, vendi më demokratik dhe që zhvillohet më shpejt në rajon

- Advertisement -

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka marrë pjesë në një diskutim në Institutin Mbretëror të Shërbimeve të Bashkuara në Londër, në prag të Samitit të Procesit të Berlinit. Në këtë ngjarje, Kurti tha se u debatua mbi tre temat kyçe të këtij viti: sigurinë, zhvillimin ekonomik dhe migracionin.

Kurti pretendoi se Kosova ka bërë “përparime të jashtëzakonshme gjatë pesë viteve të fundit”, duke u bërë, siç tha ai, “vendi më demokratik dhe më i zhvilluar më shpejt në rajon”

“Kosova ka bërë përparime të jashtëzakonshme gjatë pesë viteve të fundit: jemi vendi më demokratik dhe që zhvillohet më shpejt në rajon, me rritje të qëndrueshme ekonomike, përmirësim të sundimit të ligjit dhe forcim të masave kundër korrupsionit.

Investimet tona në mbrojtje tregojnë përkushtimin tonë për modernizimin e ushtrisë së Kosovës dhe për kontributin tonë në stabilitetin e NATO-s dhe të Evropës.

Mbretëria e Bashkuar mbetet një partnere dhe mike e përkushtuar e Kosovës. Prania e saj në rajonin tonë është e mirëpritur dhe jetike.” – shkroi Kurti ndër të tjera.

Të ngjashme

Të fundit