Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës, ka bërë thirrje ndaj opozitës që të votojë marrëveshjet ndërkombëtare.
Kurti ka thënë se nuk duhet të bllokohen marrëveshjet ndërkombëtare sepse ato ndikojnë direkt tek qytetarët.
“Të bllokohet qeveria me të vërtetë mund të na bëni punën më të vështrië, por e bëni edhe qeverinë të duket më e dobët, por qeveria mund të cojë deri në fund mandatin pa votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare.” – ka thënë Kurti ndër të tjera.
“Marrëveshjet që po presin ratifikimin nuk janë as të dëmshme, e as nuk shkaktojnë obligime që rrezikojnë qëndrueshmërinë financiare të Kosovës. Përkundrazi kemi të bëjmë me mbi 360 milionë euro që ose janë kredi të buta ose janë grante para falë, që nuk ka nevojë të kthehen fare dhe do të investohen në projekte zhvillomre që janë aq t rëndësishme për vendin tonë.” – ka thënë ai.
Ai më tej, ka përmendur edhe kohën kur VV ishte në opozitë dhe sipas tij, i votonte marrëveshjet ndërkombëtare.