Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur se kryeministri, Albin Kurti ka udhëtuar për në kryeqytetin e Koresë së Jugut, Seul.
Sipas tyre Kurti ka udhëtuar atje me ftesë të Federatës së Paqes Universale (UFP), dhe ka marrë pjesë në Samitin e Paqes.
Kryeministri Kurti sot gjatë ditës së parë ishte pjesëmarrës në dy panele diskutimi.
Ai ka marrë fjalën në sesionin e paradites me titull “Drejt paqes në Indo-Pacifik.”
Kurti iu drejtua të pranishmëve me një fjalë hyrëse në cilën u shpreh falënderues për ftesën dhe për mundësinë për të qenë pjesë e samitit, veçanërisht në një kohë që çdo herë e më shumë po bëhet e qartë se vetëm paqja universale është paqe e qëndrueshme.
Ai ka veçuar dy trende që po dominojnë botën sot, liria, paqja dhe demokracia në njërën anë, dhe invazioni, lufta dhe autokracia në anën tjetër.