30.8 C
New York
Monday, August 11, 2025

Buy now

Kurti në konferencën e 8 Marsit: Do të hapim thirrjen për fuqizim ekonomik për familjaret e personave që ende rezultojnë të zhdukur nga lufta

- Advertisement -

Si Kryeministër e përkrah fuqishëm atë që nuk ka politikë pa gratë, dhe jo vetëm gratë në institucione, por politika për to. Politika feministe e barazimtare. Analizë se sa përfitojnë gratë e sa burrat prej buxhetit tonë të shtetit. Vendime sa më të barabarta”, tha Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në konferencën e organizuar nga Agjencia për Barazi Gjinore në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, në shënim të Ditës Ndërkombëtare të Grave, 8 Marsin.

 

Duke kujtuar sakrificat që ka bërë çdo kategori për shtetin e Kosovës, Kryeministri theksoi se këto sakrifica, ndër më të mëdhatë njerëzore, nuk mund të shpaguhen financiarisht, mirëpo mbështetja jonë duhet të jetë edhe financiare.

 

“Sistemi ynë vleror i renditë familjarët e personave të zhdukur lartë në regjistrin e lirisë. Këtyre vlerave po u shtojmë edhe masën për mbështetje familjareve gra dhe vajzave të personave që janë të zhdukur me dhunë gjatë luftës. Gjatë muajit mars do të hapim thirrjen për fuqizim ekonomik për gratë dhe vajzat që janë familjare të personave që ende rezultojnë si të zhdukur me dhunë, të pagjetur që nga lufta,” tha ai.

 

Kryeministri theksoi disa nga ndryshimet thelbësore që Qeveria ka shtyrë përpara që nga fillimi i mandatit, me synim fuqizimin e pozitës së grave në shoqëri, duke filluar që nga shtesat për lehona dhe fëmijë, përmirësimin e gjendjes ekonomike dhe forcimin e pozitës financiare të grave, mbështetjen e punësimit të grave, mbështetjen në aspektin e ndërmarrësisë, integrimin e grave në ekonomi, bursat e destinuara për vajzat, si dhe lehtësimet dhe ofrimet e shërbimeve në fushën e mjekësisë.

Përtej projekteve, platformave e masave mbështetëse, Kryeministri Kurti theks të veçantë i dha edhe strategjive të krijuara enkas për gratë, përfshirë protokollin për mbrojtjen e grave nga dhuna në familje, si dhe protokollin për trajtimin e rasteve të dhunimeve seksuale, ndihmë juridike falas për viktimat e dhunës në familje dhe lansimin e programit për punësimin e grave viktima të kësaj dhune.

 

Duke uruar Ditën Ndërkombëtare të Grave, Kryeministri Kurti ftoi për vazhdim të punës së përditshme, bashkërisht, për pavarësi ekonomike të grave dhe vajzave në Republikën tonë, si një shkallë e rëndësishme drejt zhvillimit dhe lirisë individuale.

 

Të ngjashme

Të fundit