Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të mbajë konferencë për media bashkë me ministrin e Financave, Hekuran Muratin dhe ministren e Arsimit, Arbërie Nagavcin.
Kështu ka bërë të ditur Zyra e Kryeministrit me anë të një komunikate për media, raporton Scanner.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati dhe Ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, mbajnë konferencë për media”, thuhet në komunikatë.
Konferenca është ftuar pas takimit që ka filuar nga ora 08:00 i Kurtit me përfaqësues të Këshillit Grevist, në krye me Rrahman Jasharajn.
Ndryshe, my takim është thirrur nga kryeministri Kurti për të bërë një zgjidhje për grevën e cila tashmë po vazhdon që nga muaji gusht e fillimi i vitit shkollor, ku nxënësit nuk kanë filluar ende mësimin për shkak të kërkesave të mësimdhënësve të cilat fillimisht u refuzuan kategorikisht nga qeveria.
Një takim tjetër në mes të kryetarit të Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Atdhe Hykolli dhe kryeministrit ishte të shtunën, mirëpo nga ky takim nuk doli asnjë marrëveshje dhe greva vazhdoi përsëri.
Kujtojmë se BSPK dhe SBASHK, që nga 25 gushti, kanë hyrë në grevë, duke kërkuar ndarje të 100 eurove për të gjithë punëtorët deri në hyrjen në fuqi të Ligjit për Paga./Scanner/