-1.4 C
New York
Saturday, December 21, 2024

Buy now

Kurti në “Hardh Fest”, e krahason verën e Rahovecit me shampanjën e Francës

- Advertisement -

Kryeministri Albin Kurti, së bashku me ministrin e Bujqësisë, Faton Peci dhe ministrin e Kulturës, Hajrullah Çeku, kanë vizituar festivalin tradicional të vjeljes së rrushit në Rahovec “Hardh Fest”.

Kurti e ka cilësuar vjeljen e rrushit dhe prodhimin e verës si një ndër sektorët me të rëndësishëm të prodhimtarisë në Kosovë. Ai madje e ka krahasuar verën e Rahovecit me shampanjën e Francës.

Ai ka theksuar se prodhohen rreth 8 milionë litra verë në vit, 7.8 milionë prej të cilave eksportohen jashtë vendit.

“Në Kosovë po prodhohet vera gjithnjë e me shumë e pa dyshim që Rahoveci po prinë. Ashtu siç është shampanja për Francën, vera e Rahovecit do të mbrohet e po mbrohet. Është produkti i dytë pas djathit të Sharrit. Te treguesit gjeografikë, emri Rahovecit është duke u bërë më shumë sesa vendbanim e më shumë sesa komunë. Diku 8 milionë litra prodhim në vit, prej tyre 7.8 milion për eksport. Bëhet fjalë për një sektor shumë të rëndësishëm të prodhimtarisë në Kosovë që ja vlen fort që të mbështetet sepse njerëzit që e bëjnë këtë veprimtari përfitojnë, por përfitojnë edhe qytetarët edhe buxheti”, ka thënë kryeministri.

Ndërsa, ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka thënë se nën qeverisjen Kurti, fermerëve, vreshtarëve dhe verëtarëve të Kosovës nuk u mbetet asnjë cent obligim.

“Viti 2022, 2023 dhe 2024 janë tri vite rresht të qeverisë Kurti II, ku fermerëve të Kosovës, vreshtarëve dhe verëtarëve nuk u mbetet asnjë cent obligim për dallim nga qeveritë e kaluara ku obligimet kanë shkuar deri në 40 milionë euro”, ka thënë ai.

Gjatë kësaj vizite, Kurti ka zhvilluar edhe një takim me udhëheqësit e festivalit, ndërsa pas takimit kryeministri me ministrat Peci e Çeku kanë vizituar edhe panairin e rrushit dhe të verërave në festival.

“Hardh Fest” ka filluar të premten, me 6 shtator dhe do të vazhdojë edhe në viken, me 7 dhe 8 shtator, me aktivitete të ndryshme e interesante.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit