10.9 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Kurti në Hamburg: Vizitova objektin e ri të konsullatës në një nga lagjet më të bukura, përballë stacionit të metros

- Advertisement -

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se ka vizituar objektin e ri të Konsullatës së Përgjithshme të Kosovës në Hamburg.

Kurti ka dhënë detaje, duke njoftuar se ky objekt ndodhet në një nga lagjet më të bukura të qytetit, përballë një stacioni të metros.

“Gjatë qëndrimit në Hamburg vizitova objektin e ri të Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës, e cila gjendet në Rotherbaum në një nga lagjet më të bukura të qytetit, fiks përballë stacionit të metros Hallerstrasse U1 në adresën Rothenbaumchaussee 133 (20149 Hamburg).” – ka shkruar ai në Facebook.

Tutje, kryeministri u shpreh:

“Ndërrimi i objektit të konsullatës është një dëshmi e qartë e angazhimit të Qeverisë së Kosovës për të mbrojtur imazhin e Republikës së Kosovës kudo në botë dhe për të ofruar shërbime sa më të mira konsullore për qytetarët tanë”.

Në fund, ai ka thënë se kjo konsullatë, bashkë me pesë misione të tjera konsullore në Gjermani, përbën misionin më të madh diplomatik të vendit në botë.

“Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Hamburg, së bashku me pesë misionet tjera konsullore në Gjermani, përbën misionin më të madh diplomatik dhe konsullor të Republikës së Kosovës në botë. Ky mision nuk është vetëm në shërbim të mërgatës tonë të madhe në Gjermani, por edhe një pasqyrë e marrëdhënieve të shkëlqyera ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë.” – ka thënë ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit