14.4 C
New York
Saturday, November 1, 2025

Buy now

Kurti në festivalin “Shqip Up Komedi”: Edhe kuorum paska, numrat këtu i kam më mirë se atje

- Advertisement -

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë mbrëmë në festivalin “Shqip Up Komedi” që u mbajt në Zvicër.

Kurti ka provuar që t’i bëjë për të qeshur të pranishmit, duke thënë se bazuar në numrin e të pranishmëve në sallë, duke se në Zvicër i ka numrat më mirë se në Kosovë.

“Edhe kuorum paska, dhe shumë ka mundësi që i kam numrat këtu i kam më mirë se atje (Kosovë)”, ka thënë Kurti, duke e rikujtuar dështimin e tij për t’i siguruar 61 vota për Qeverinë e re.

Ndërkohë në të hyrë në skenën e përgatitur për eventin, dy prej të pranishmëve, Kurti iu ka thënë se “s’di pse po më dukeni si Albulena me Dimalin”.

Tutje Kurti ka treguar edhe për një pyetje që ia ka bërë një bashkatdhetar sapo ka arritur në Zvicër, duke i thënë se si mbërrive kaq shpejt.

“Në fakt s’ka qenë vështirë, për shkak se ka më shumë fluturime prej Prishtinës për Zvicër, sesa autobusa prej Prishtinës për Prizren, Gjakovë e Pejë”, ka deklaruar Kurti.

Të ngjashme

Të fundit