Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka marrë pjesë në inaugurimin e Qendrës Shtetërore Trajnuese për Siguri Kibernetike në Kosovë.
Në fjalën e tij para mediave ai ka folur edhe për çështjen e sigurisë.
“Konfliktet nuk janë nder-etnike, nuk është dallimi etnik ai që shkakton konflikt por është autokracia në Beograd e ndërlidhur me despotin në Moskë. Ne kemi paralajmëruar kaherë që shtetet jo demokratike edhe në rajonin tonë jo vetëm ne lindje të Evropës janë në rrezik për sigurinë dhe paqen por natyrisht që këtë gjë hollësisht dhe thellësisht sikurse SHBA nuk mund ta di askush. Ajo çfarë bëjmë ne është që ne përgatitemi maksimalisht atë çka mundemi dhe dimë, andaj përuruam këtë Qendër Shtetërore për Siguri Kibernetike për trajnime të cilat do të merren dhe do të ofrohen aty”, tha Kurti në inaugurimin e Qendrës Shtetërore Trajnuese për Siguri Kibernetike në Kosovë.
Më tutje Kurti ka folur edhe për investimet në FSK.
“Pata nderin bashkë me komandantin e Sigurisë së Kosovës të shoh edhe këta 15 kamionë multifunskional të firmës gjermane që i kemi përfshirë tashmë në Forcën e Sigurisë së Kosovës, 10 prej tyre i kemi ble me buxhetin e shtetit 5 janë donacion.Pra ky është partneritet që po bëjnë edhe marrim donacion edhe blejmë në mënyre që integriteti territorial, sovraniteti e siguria qytetareve të jetë e pacenueshme’’, është shprehur Kurti.
Ne e kemi pas të qartë që fqinj jonë verior është agresivë është nevrik mirëpo kjo na vënë të kujdesshëm, assesi të frikësuar, ka shtuar më tutje Kurti.