26.3 C
New York
Sunday, August 3, 2025

Buy now

Kurti në Ditën Botërore të Shëndetit Mendor: Duhet ta mbështesim njëri-tjetrin

- Advertisement -

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka dhënë një mesazh me rastin e shënimit të Ditës Botërore të Shëndetit Mendor.

Kurti përmes një postimi në Twitter, ka shkruar se në këtë Ditë Botërore të Shëndetit Mendor, dua t’u dërgoj një mesazh të përzemërt të gjithë atyre që mund të ndihen se vuajtja e tyre mbetet e fshehur nga këndvështrimi i botës.

“Dhimbja juaj nuk është vetëm valide, por pa dyshim edhe e vërtete. Ne të gjithë kemi për detyrë të kuptojmë më mirë shëndetin mendor dhe të mbështesim njëri-tjetrin.” – ka shkruar Kurti.

10 tetori, ndryshe nihet si Dita Botërore e Shëndetit Mendor, e përcaktuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, si një mundësi për të rritur ndërgjegjësimin për çështjet e shëndetit mendor dhe përpjekjet e mobilizuara në mbështetje të shëndetit mendor në mbarë botën.

Të ngjashme

Të fundit