8.8 C
New York
Friday, November 15, 2024

Buy now

Kurti në Davos takoi Zëvendëspresidentin dhe Drejtorin e Teknologjisë të kompanisë “Ericsson”

- Advertisement -

Takimin e radhës në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror në Davos, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, e zhvilloi me Zëvendëspresidentin e kompanisë “Ericsson”, Lloyd Andrew dhe Drejtorin e Teknologjisë në këtë kompani, Erik Ekudden.

 

Diskutuan për kushtet që ofron Kosova për investime dhe përparësitë që vendi ynë ka në fushën e teknologjisë, përparimet dhe përmirësimet e shënuara së fundmi dhe mundësitë për bashkëpunim, sidomos në sektorin e telekomunikimit. Kryeministri i njoftoi me zhvillimet pozitive në ndërmarrjen e Telekomit si rezultat i menaxhimit të mirë, dhe për planet për investime në infrastrukturë dhe teknologjinë 5G në nivel vendi, si dhe për vizionin dhe agjendën digjitale të Qeverisë.

 

Sipas Indeksit të Maturitetit të Teknologjisë të Bankës Botërore, Kosova tashmë është ngritur nga grupi C në atë për B për fokus në qeverisje digjitale. Qeveria mbetet e përkushtuar të investojë në infrastrukturën digjitale, rritjen e kapaciteteve njerëzore dhe ekosistemin e inovacionit, që mundësojnë zhvillimin e mëtejshëm të sektorit të teknologjisë në vend.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit