-7.2 C
New York
Thursday, January 23, 2025

Buy now

Kurti në Çeki: Me punën tonë, do t’i zbusim edhe zërat skeptik në BE

- Advertisement -

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është deklaruar pas dorëzimit të aplikacionit për anëtarësim në BE nga Praga e Çekisë, duke thënë se nëpërmjet angazhimit të institucioneve, do të “shuhen edhe zërat skeptikë brenda BE-së”.

“Sot është një ditë historike për Kosovën dhe një ditë historike për demokracinë në Evropë. RKS ka dorëzuar zyrtarisht aplikimin për anëtarësim në BE. Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit e kemi plotësuar rreth 50 për qind. Me punën tonë, edhe ndonjë zë skeptik lidhur me Kosovën do ta zbusim dhe t’ua ndryshojmë qëndrimin”, deklaroi Kurti.

Presim që të ketë mirëkuptim edhe nga Këshilli Evropian edhe nga Komisioni Evropian që sa më parë ne të mund ta marrim pyetësorin që ta plotësojmë atë, për t’iu bashkuar familjes së madhe evropiane. BE është fati ynë, ndërkaq Evropa është kontinenti ynë”, shtoi shefi i ekzekutivit kosovar.

“Siç e dimë, kur kemi nënshkruar marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit pesë shtetet që nuk njohin pavarësinë e Kosovës ishin dakord dhe nuk besoj që pakicat në BE do të jenë kundër që t’i bashkohemi familjes evropiane. Sot zyrtarisht dorëzojmë aplikacionin për anëtarësim në BE përgjatë presidencës së Republikës së Çekisë, të cilëve iu falënderohemi për kontributin e dhënë”, tha ndër të tjera numri një i Qeverisë

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit