27.6 C
New York
Monday, July 14, 2025

Buy now

Kurti në Bruksel, Pacolli lutet për Kosovën

- Advertisement -

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sot do ta zhvillojnë takimin e nivelit të lartë në Bruksel, nën ndërmjetësimin e të dërguarit evropian për dialogun, Miroslav Lajçak.

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka thënë se sot mbi të gjitha është Kosova. “Baci” e ka nisur ditën me një lutje dhe energji pozitive.

“Sot mbi të gjitha është Kosova!
Sot është një ditë e rëndësishme për Kosovën dhe paqen në rajonin tonë të traumatizuar.
Sot ne duhet ta mbështesim delegacionin e Kosovës, qoftë edhe moralisht nga distanca.
Sot mund të fillojë shkrimi i faqes së re për 🇽🇰Republikën e Kosovës.
Shpresojmë dhe lutemi që gjithçka të shkojë mirë” shkruan Pacolli në reagim.

Të ngjashme

Të fundit