Në Austri sot do të mbahet Forumi Ekonomik i Vjenës.
Programi i Forumit të 21-të Ekonomik të Vjenës të këtij viti i kushtohet temës “Ekonomia rajonale si pjesë e ekonomisë evropiane dhe globale”.
Kosova në këtë takim përfaqësohet nga kryeministri Albin Kurti i cili ka udhëtuar të dielën për në Austri.
Shefi i ekzekutivit përmes disa pamjeve të publikuara në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur se dje ka takuar bashkatdhetarët në kryeqytetin austriak.