8.5 C
New York
Saturday, November 16, 2024

Buy now

Kurti ndau çmimet për kontribut jetësor të personaliteteve të komunitetit rom

- Advertisement -

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori sot pjesë në manifestimin e “Roma Versitas Kosova”, për nder të 8 Prillit, Ditës Ndërkombëtare të Romëve, ku edhe u bë ndarja e çmimeve për kontributin jetësor të personaliteteve të komunitetit rom.

Nga zyra e kryeministrit bëjnë të ditur se me këtë rast, Kurti shprehu kënaqësinë që sot ishin bashkë për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Romëve, por edhe për të shprehur mirënjohje ndaj personaliteteve të këtij komuniteti që kanë kontribuar për Kosovën.

“Çdo ditë, të gjithë ne, përfshirë mua, jemi dëshmitarë të arritjeve të komunitetit rom. Kam vizituar biblioteka me libra në gjuhën rome. Kam takuar poetë e akademikë të komunitetit, që pasurojnë e promovojnë letërsinë rome. Isha pjesë e ceremonisë së betimit të oficerëve rom, pjesëtarë të Policisë së Kosovës dhe të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Në Ditën e Hapur të organizuar nga Qeveria, në Akademinë e Sigurisë Publike në Vushtrri, për të frymëzuar vajza dhe djem të komunitetit për karrierë në këtë sektor të rëndësishëm për shtetin dhe për të gjithë neve, kam bashkëbiseduar me shumë të rinj me vullnet e me përkushtim për karrierë e kontribut për sigurinë e vendit”, u shpreh kryeministri.

Kurti ndau çmimet për kontribut jetësor të personaliteteve të komunitetit rom
Kurti ndau çmimet për kontribut jetësor të personaliteteve të komunitetit rom

Teksa përmendi dhe listoi gjithë nismat që janë ndërmarrë për komunitetin rom, kreu i qeverisë deklaroi se “qasja jonë është shumë dimensionale, sepse duam që krahas gëzimit të të drejtave të barabarta, të tilla të jenë edhe mundësitë për secilën e secilin qytetar të Republikës”.

Lista e fituesve të çmimeve për kontribut jetësor për personalitetet e komunitetit rom në Kosovë:

  • Roma Education Fund, për kontribut në shkollim
  • Bashkim Ibishi, për kontribut në avokim dhe të drejta të njeriut
  • Daut Qylangjiu, për kontribut në media dhe komunikim masiv
  • Osman Osmani, për kontribut në arsimin fillore dhe të mesëm
  • Isak Skenderi, për kontribut në arsim, punësim, strehim dhe dialog politik
  • Shpresa Agushi, për kontribut në integrim gjinor dhe barazi gjinore
  • Kujtim Paçaku, për kontribut në gjuhën rome dhe shkrim-lexim
  • Nexhim Menekshe, për kontribut në kulturë dhe teatër
  • Ibrahim Elshani, për kontribut në gjuhën rome dhe shkrim-lexim

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit