Home Ballina Kurti ndan nga 50 euro vitra për sektorin publik, anashkalon sërish privatët

Kurti ndan nga 50 euro vitra për sektorin publik, anashkalon sërish privatët

0
Kurti ndan nga 50 euro vitra për sektorin publik, anashkalon sërish privatët

Qeveria e Kosovës ka vendosë të ndajë edhe nga 50 euro shtesë për punëtorët e sektorit publik, edhe këtë muaj, pra në janar. Ndërkohë, që sektori privat, edhe kësaj here, mbetet me gishta në gojë.

Më 29 shtator 2022, kryeministri Albin Kurti, në një prej seancave të Kuvendit të Kosovës, duke u përballur me pyetje të deputetëve të opozitës për ikjen e qytetarëve nga Kosova, pati deklaruar se ‘pa u rregulluar sektori privat, vazhdimisht do të ikin njerëzit’.

“Më besoni se prej krejt analizave del që numri më i madh i atyre që shkojnë është nga sektori privat ku bëjnë pjesë 80 për qind të punësuar, pagat janë më të ulëta, shkeljet e të drejtave të punëtorëve është më e madhe, kushtet më të padinjitetshme të punës janë në sektorin privat dhe kjo bën që njerëzit të migrojnë. Pa e rregulluar sektorin privat dhe pa i rritur pagat aty, vazhdimisht do të ikin njerëzit”, pati deklaruar Kurti.

Por, sot kur Qeveria ka ndarë edhe nga 50 euro për sektorin publik ndërkohë që sektori privat lihet krejtësisht anash, vërehen shumë reagime sidomos në rrjetet sociale ndaj kësaj qasje pabarazie nga Qeveria.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se ka qenë premtim i Qeverisë që të paguhet kjo shtesë deri në hyrjen në fuqi të Ligjit të Pagave, që pritet të nisë në shkurt.

Exit mobile version