1.3 C
New York
Thursday, February 6, 2025

Buy now

“Kurti na kushtëzoi me njohje”: Petkoviq njofton se s’do të mbahen zgjedhjet parlamentare serbe të 17 dhjetorit në Kosovë

- Advertisement -

Petar Petkoviq, i drejtori i të ashtuquajturës “Zyrë për Kosovë dhe Metohi” i ka njoftuar serbët e Kosovës se “për shkak të kushteve të papranueshme nga (Kryeministri i Kosovës, Albin) Kurti” zgjedhjet parlamentare të Serbisë më 17 dhjetore nuk do të mund të mbahen edhe në Kosovës. Kështu bëri të ditur Petkoviq përmes një letreje dërguar Komisionit Republikan Zgjedhor të Serbisë.

“Bazuar në kërkesën tuaj për të përcaktuar mundësinë e votimit për deputetë në Zgjedhjet Nacionale të Republikës së Serbisë të 17 dhjetorit 2023, që të mbahen në territorin e provincës autonome të Kosovës dhe Metohisë, ne ju informojmë juve që aktualisht nuk është e mundshme të zbatohet procedura zjedhore në Kosovë, në mënyrën siç do të ishte e pajtueshme me rregullimet ligjore, si dhe me shtetin dhe interesat kombëtare të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Petkoviq, siç e ka cituar “KoSSeV”.

Ndërsa për arsyen e mosmbajtjes, Petkovciq shkruan se “Albin Kurti ka kushtëzuar mbajtjen e këtyre zgjedhjeve me njohin e pavarësisë së shpallur njënashëm të Kosovës nga Beogradi”.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit