Nesër kryeministri Kurti me ministrat Murati dhe Krasniqi do të mbajnë një takim të përbashkët ku do të flitet për Strategjinë Kombëtare për menaxhimin dhe kontrollin e qenve, ndërlidhjen e qytetarëve me adresë zyrtarë dhe kontratën kolektive.
“Me qëllim të bashkëpunimit dhe koordinimit ndërinstitucional mes Qeverisë dhe Pushtetit Lokal, kemi nderin të Ju ftojmë në takimin e përbashkët me SH.T.Z. Kryeministrin e Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, Ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Elbert Krasniqi dhe Ministrin e Financave Punës dhe Transfereve z. Hekuran Murati.
Temat të cilat do të trajtohen janë: Strategjia Kombëtare për menaxhimin dhe kontrollin e qenve me dhe pa pronar; Ndërlidhja e qytetarëve me adresë zyrtare; Kontrata Kolektive dhe Të ndryshme.
Ceremonia do të mbahet më 08.10.2024, E Martë, në ora 13:00, në Hotel Garden, Prishtinë.”