13.3 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Kurti mori pjesë në Samitin e Ballkanit Perëndimor kundër Diskriminimit Racor

- Advertisement -

 

Për të tretën herë radhazi, është mbajtur sot Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër Diskriminimit Racor, sivjet nën titullin frymëzues “Forcë në Diversitet, ku pjesëmarrës në këtë ngjarje ishte edhe Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti.

 

Fillimisht, kryeministri Kurti falënderoi të gjithë për punën e tyre në muajt ndërmjet samiteve, për arritjen e qëllimeve tona të përbashkëta: një shoqëri gjithëpërfshirëse dhe pa diskriminim racor.

 

‘’Gjatë muajve që kanë kaluar që nga samiti i fundit, kemi promovuar edhe më shumë platformën për raportimin e diskriminimit, dhe rastet e raportuara aty janë adresuar nga ekipi përkatës. Qeveria jonë gjithashtu po e harton një ligj të ri për mbrojtjen nga diskriminimi, në përputhje me standardet për të drejtat e njeriut të Këshillit të Evropës, duke trajtuar diskriminimin racor dhe antigjipsizmin’’, u  shpreh kryeministri, duke shtuar se ky është një proces gjithëpërfshirës, së bashku me shoqërinë civile, nën koordinimin e Zyrës për Qeverisje të Mirë.

 

Kryeministri Kurti i ka përmendur rekomandimet e dala nga samitet e kaluara dhe nismat e ndërmarra nga Qeveria për t’i zbatuar ato e për të lehtësuar jetën dhe qasjen e komuniteteve në punësim, shërbime sociale e të tjera.

 

‘’Siç mund ta shihni, “Forca” jonë është edhe në të përqafuarit e “Diversitetit”, për një shoqëri të hapur e gjithëpërfshirëse, që nuk e lë askënd mbrapa sepse para së gjithash e mbi të gjitha e kemi përqafuar diversitetin. Aty ku jo vetëm me fjalë dhe me samite, por edhe me punë e me promovimin e pikërisht forcës së diversitetit, përkushtohemi çdo ditë që të jemi sa më pranë njëri-tjetrit, për secilën e për secilin, të gjithë bashkë’’, shtoi ai.

 

Në përfundim, kryeministri Kurti tha se edhe samiti e diskutimet e sotme do të nxjerrin rekomandime të tjera të vlefshme, të cilat siç e kemi dëshmuar edhe më herët, do t’i konsiderojmë e trajtojmë me kujdes të veçantë e seriozitet të plotë

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit