8.2 C
New York
Sunday, March 16, 2025

Buy now

Kurti mori pjesë në iftarin tradicional të shtruar nga shoqata ESNAF

- Advertisement -

 

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti me ftesë të shoqatës ESNAF, mori sonte pjesë në iftarin tradicional të shtruar nga ta në Komunën e Prizrenit.

 

Me këtë rast kryeministri Kurti tha se në muajin e shenjtë të Ramazanit i theksojmë vlerat shpirtërore, e shtojmë solidaritetin me njëri-tjetrin dhe me besimin në zemër afirmojmë bashkësinë, dashurinë dhe bereqetin.

 

Kryeministri foli edhe për shoqatën ESNAF duke thënë se kjo shoqatë ka hyrë tashmë në dekadën e katërt të jetës ekonomike e të funksionimit të saj duke vendosur një traditë shembullore të bashkëpunimit ndërmjet zejtarëve dhe biznesmenëve, ashtu që prodhimet e punimet, shërbimet e mallrat për të gjithë qytetarët të jenë edhe cilësore, edhe të mira e të bukura, edhe me çmime të përballueshme.

 

“Jemi takuar shumë herë bashkë, por mezi pres që të takohemi edhe atëherë kur do të vendoset gurthemeli i objektit të ri të selisë së shoqatës ESNAF por që sa më shpejt edhe ta kemi atë objekt të përfunduar, i cili do të kushtojë rreth 378 mijë euro dhe i gjithi është investim i Qeverisë së Republikës së Kosovës”, u shpreh ai.

 

Duke shprehur përkrahjen e Qeverisë për një ekonomi që po rritet, kryeministri theksoi se dëshiron që sa më shpejtë edhe Prizreni ta ketë një zonë industriale.

 

Në fund të fjalës së tij, kryeministri duke rikujtuar që me sonte hymë në gjysmën e dytë të muajit të shenjtë të Ramazanit, u dëshiroi agjërim të lehtë të gjithë besimtarëve.

“Le të jemi të përkushtuar për paqe e për mbarësi. Zoti ju dhashë forcë e shpresë e mirëqenie bashkë juve me familjet tuaja e me miqtë e dashamirët tuaj e mbarë popullin tonë”, tha ai.

 

Fjala e plotë e kryeministrit Kurti:

 

E nderuara zëvendëskryeministre e Qeverisë së Republikës së Kosovës, znj. Emilija Rexhepi, 

Të nderuar ministra të Qeverisë, të Zhvillimit Rajonal, të Kulturës, Rinisë, Sportit, Fikrim Damka dhe Hajrulla Çeku,

Shkëlqesia juaj, z. Sabri Tunç Angılı, Ambasador i Republikës së Turqisë në Republikën e Kosovës,

I nderuari z. Valon Ibrahimi, Kryetar i Këshillit të Bashkësisë Islame në Prizren, 

I nderuari z. Varys Xhejlani, Kryetar i rizgjedhur i Bordit Drejtues të Shoqatës së ESNAF,

Të nderuar përfaqësues e udhëheqës të institucioneve në Republikën e Kosovës,

Kryetarë të komunave, deputetë të Kuvendit,

Të nderuar të pranishëm,

Zonja dhe zotëri, motra dhe vëllezër,

 

Në muajin e shenjtë të Ramazanit i theksojmë vlerat shpirtërore, e shtojmë solidaritetin me njëri-tjetrin dhe me besimin në zemër afirmojmë bashkësinë, dashurinë dhe bereqetin.

Shoqata e ESNAF ka hyrë tashmë në dekadën e katërt të jetës ekonomike e të funksionimit të saj duke vendosur një traditë shembullore të bashkëpunimit ndërmjet zejtarëve dhe biznesmenëve, ashtu që prodhimet e punimet, shërbimet e mallrat për të gjithë qytetarët të jenë edhe cilësore, edhe të mira e të bukura, edhe me çmime të përballueshme.

 

Jemi takuar shumë herë bashkë, por mezi pres që të takohemi edhe atëherë kur do të vendoset gurthemeli i objektit të ri të selisë së shoqatës ESNAF por që sa më shpejt edhe ta kemi atë objekt të përfunduar, i cili do të kushtojë rreth 378 mijë euro dhe i gjithi është investim i Qeverisë së Republikës së Kosovës.

 

Jemi të interesuar, të nderuar biznesmenë tregtarë, zejtarë, t’ju ndihmojmë sa më shumë në bizneset e juaja, sepse ju e keni barrën më të madhe të punësimit, të rinisë edhe të popullsisë në përgjithësi. Duam t’ju ndihmojmë që t’i zëvendësojmë importet. Duam t’ju ndihmojmë që ta rrisni eksportin dhe duam t’ju ndihmojmë që punëtorët të kenë sa më shumë shkathtësi dhe aftësi, prandaj edhe po e lidhim tregun e punës me arsimimin profesional.

 

Le të mos harrojmë që për vetëm pesë vjet, për 76 për qind është rritë qarkullimi i bizneseve në Kosovë – nga 12 miliardë në 22 miliardë.

 

Kjo tregon që të gjithë jemi përkrahës e përbërës të një ekonomie që po rritet dhe gjithashtu duam që sa më shpejtë edhe Prizreni ta ketë një zonë industriale, e keni pasur, do ta keni gatishmërinë e Qeverisë së Republikës së Kosovës për një gjë të tillë, Komuna e Prizrenit duhet të aplikojë për themelim dhe ndërtim në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, dhe uroj që kjo të bëhet sa më parë.

 

Ne me sonte hymë në gjysmën e dytë të muajit të shenjtë të Ramazanit.

Ju dëshiroj agjërim të lehtë të gjithë besimtarëve.

Le të jemi të përkushtuar për paqe e për mbarësi. Zoti ju dhashë forcë e shpresë e mirëqenie bashkë juve me familjet tuaja e me miqtë e dashamirët tuaj e mbarë popullin tonë.

 

Ju faleminderit për këtë iftar, i cili u bë dyfish i shijshëm kur mora vesh që janë të gjitha produktet vendore.

Zoti Kabull gjithëve!

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit