16 C
New York
Thursday, May 15, 2025

Buy now

Kurti mori pjesë në hapjen e Lojërave parasportive “Kosova 2023”

- Advertisement -

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori sot pjesë në hapjen e Lojërave parasportive “Kosova 2023”, të organizuara nga Komiteti Paralimpik i Kosovës (KPK), e që u mbajt në Akademinë e Kosovës për Sigurinë Publike në Vushtrri, raporton Scanner.

 

Me këtë rast, kryeministri Kurti tha se KPK-ja ka korrur suksese të pa mohueshme që e ndihmojnë sportin, i ndihmojnë personat me aftësi të kufizuara dhe e afirmojnë Kosovën në arenën ndërkombëtare.

 

Teksa përshëndeti të gjithë të pranishmit, kryeministri falënderoi veçanërisht mysafirët të cilët kanë ardhur nga Kroacia, Maqedonia e Veriut dhe  Mali i Zi.

 

“Andaj le të shikojmë ndeshje në kuadër të atyre se çfarë janë planifikuar e përgatitur për sot, le të argëtohemi bashkë  dhe sa më shumë  le të shoqërohemi në mënyrë që ta mbështesim e ta ndihmojmë njëri tjetrin  e natyrisht më së shumti të gjithë ata persona që janë me nevoja të veçanta  apo me aftësi të kufizuara’”, u shpreh kryeministri.

 

Ai uroi dhe shprehu përgëzime  për punën angazhimin dhe kontributin që po e  jep Komiteti Paralimpik i Kosovës.

 

Këtë vit, Lojërat Parasportive do të përfshijnë 13 disiplina sportive në total.

Mbështetja financiare për Komitetin Paralimpik të Kosovës është rritur për mbi 500%. Nga 15 mijë euro sa e kishte deri në vitin 2020, për vitet 2022 dhe 2023 KPK ka buxhet prej 100 mijë euro për vit.

 

Komiteti Paralimpik i Kosovës tashmë është bërë anëtare me të drejta të plota në Komitetin Paralimpik Evropian. Gjatë ditëve në vazhdim, përgjatë këtij muaji, pritet anëtarësimi i plotë edhe në Komitetin Paralimpik Ndërkombëtar.

 

Gjatë vitit të ardhshëm, në Paris 2024, Kosova do të shënojë pjesëmarrjen e parë në Lojërat Paralimpike.

 

Përveç mbështetjes së rregullt të planifikuar për KPK-në për vitin 2024, MKRS është duke përgatitur një mbështetje të veçantë për Komitetin Paralimpik të Kosovës për përgatitjen e këtyre sportistëve dhe për pjesëmarrje në Paris 2024.

Të ngjashme

Të fundit