9.5 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Kurti mori pjesë në ceremoninë zyrtare në Vlorë në shënim të 112-të vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë

- Advertisement -

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në ceremoninë zyrtare me rastin e 112-të vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, që u mbajt në Vlorë të Shqipërisë nën organizimin e Qeverisë së Shqipërisë.

 

Së bashku me Presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, Kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, Prefektin e Qarkut të Vlorës, Kristo Kiço dhe Kryetarin e Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha, bënë homazhe duke vendosur kurora me lule tek varri i Ismail Qemalit.

 

“Dita e sotme e forcon tek të gjithë shqiptarët, ndërgjegjen dhe krenarinë kombëtare”, u shpreh kryeministri Kurti, teksa uroi të gjithë shqiptarët në Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, 28 Nëntorin.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit